Wiki Academy Kosovo 2013 

 Wiki Academy Kosovo 2013 
 22-24 February 2013, Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtines 

Article Contest Winners       Photo Contest Winners


Rregullat

Gara e Wiki Academy ka rregulla shumë të thjeshta për pjesëmarrësit:

Gara e Fotografive

Udhëzime të Përgjithshme për Garën e Fotografive

Fotografitë tuaja duhet të paraqesin Kosovën dhe popullin e saj. Fotot jo vetëm që duhet të jenë të kualitetit të lartë por gjithashtu të ilustrojnë tema të vlefshme për një enciklopedi - të tilla si monumentet kulturore, qytetet, malet, arkitektura, jeta shoqërore, portretetet e personaliteteve të ndryshme, etj. Fotografitë nuk duhet të përmbajnë asnjë shenjë (watermark), duhet të jenë ngarkuarWikimedia Commons (një depo e skedarëve që mund të përdoret nga të gjitha projektet e Wikimedias) dhe duhet të jenë të kategorizuar në mënyrë të përshtatshme nën kategorinë “Kosovo”.

Ju lutemi shikoni artikujt relevant të vendeve të tjera për të parë afërsisht se çfarë fotografish është më mirë të paraqiten. Numri i fotografive që mund të dërgohen është i pakufizuar dhe kjo rritë mundësitë tuaja për të fituar.

Duhet theksuar se duke dorëzuar skedarët tuaj tek Commons, ju i lëshoni ato nën licencën Creative Commons Attribution ShareAlike 3.0 (kodi ligjor). Këto terme ligjore promovojnë shpërndarjen e informacionit dhe përmbajtjes pa pengesa, e që në fakt është edhe qëllimi i projektit në rastin e Kosovës. Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni pyetje me licencimin apo çështje të tjera lidhur me këtë.

Cilat janë kriteret kryesore për fotot fituese?
Fotografitë në Wikipedia duhet të jenë të natyrës enciklopedike. Ato duhet të jenë të përshtatshme dhe të rrisin kuptueshmërinë për çështjen e caktuar tek lexuesit. Fotografitë duhet të përshkruajnë mirë konceptin e përshkruar në artikullin ekzistues potencial. Fotografitë duhet të kenë të qartë objektin e tyre (objekti i fotografisë duhet të jetë i qartë dhe qendror). Ju lutem shihni politikat e Wikipedia për fotografitë që postohen në këtë faqe.
A i pranoni adresat e fotografive në Facebook?

Jo. Nuk mund t'i pranojmë adresat e fotografive që gjenden në Facebook; fotografitë tuaja nga Facebook-u apo faqet tjera duhet të ngarkohen në Wikimedia Commons dhe adresat e tyre të na dërgohen nëpërmjet formularit tonë të aplikimit për kontestin e fotografive për t'u konsideruar nga juria. Kjo i bën ato fotografi më lehtë për t'u përdorur në projektet e Wikipedia-s dhe siguron që fotografitë janë të licensuara si duhet.

A mund të më ndihmoni më ngarkimin e fotove?
Shiqoni këtë video udhëzim për ngarkimin e fotove në Wikimedia Commons.
Nëse prap ju duhet ndihmë, na kontaktoni në wikiacademy@ipkofoundation.org
Posedoj disa fotografi të vjetra që janë bërë nga një anëtar i familjes në fillim të viteve 1900 por nuk e di saktësisht se nga kush. Unë jam poseduesi i vetëm i atyre fotografive. A mund t’i postoj nën emrin tim?
Ne inkurajojmë ngarkimin e fotografive me vlera historike, pa marrë parasysh kush është autori, përderisa kjo nuk bie ndesh me ligjin. Sipas Ligjit për të drejtat e autorit në Kosovë fotografitë kalojnë në domenin publik (pra pushon mbrojtja e të drejtave autoriale) 70 vjet pas vdekjes së autorit. Në rast se autori i ka kaluar ato të drejta si trashëgimi te poseduesi i fotove, atëherë pasardhësi mund të vendosë t'i ngarkoj ato (pra licencoj) edhe para kalimit të afatit të mësipërm ligjor, por autorësia gjithmonë mbetet e njëjtë. Nëse autori apo publikuesi është i panjohur, atëherë juve ju lejohet publikimi i fotove përderisa nuk vërtetohet e kundërta.
Nëse kam një fotografi të vjetër por pak të dëmtuar, a mund të ndërhyj në të që ta kthej në formën e mëparëshme?
Restaurimi i fotografive është i pranueshëm përderisa nuk ndërrohet karakteri i tyre. Për të qenë më korrekt me publikun, mund të ngarkohet versioni origjinal dhe pastaj edhe versioni i restauruar përmbi si version i dytë. Wikimedia Commons jep këtë mundësi teknike.

Mund t'i shikoni fotot e dorëzuara deri më tash këtu

Gara e Artikujve

Udhëzime të Përgjithshme për Garën e Artikujve

Përmbajtja e artikullit tuaj duhet të shkruhet për apo rreht Kosovës dhe popullit të saj
Artikulli juaj përfundimtar duhet të jetë i shkruar në gjuhën angleze

Kontribuesit duhet të jenë bartës i të gjitha të drejtave mbi artikullin/fotografitë e dërguara dhe duhet të pajtohen me politikat e Wikipedias rreth të drejtave autoriale.

Artikulli juaj duhet të përmbajë fotografi ilustruese (mund të merren edhe në Wikipedia apo nga ato që paraqiten gjatë garës së fotografive), duhet të ketë referenca të përshtatshme, të jetë mirë i kategorizuar dhe të jetë i lidhur me artikuj të tjerë në Wikipedia.

Mostra të artikujve do të publikohen para zhvillimit të ngjarjes.

Çka duhet të shkruaj?
Shkruaj për atë që di më së miri. Për t’ju ndihmuar, ne kemi përpiluar një listë të artikujve që duhet të shkruhen nga zeroja ose që ekzistojnë por që kanë nevojë për zgjerim të mëtejmë. Jeni të mirëseardhur që të ofroni edhe artikuj të tjerë. Shikoni artikuj në gjuhën angleze të publikuara në Wikipedia për të fituar një ide më të qartë se si duket një artikull i mirë.
Cilat janë kriteret kryesore për artikullin fitues?
Artikulli juaj duhet të përmbajë informacione akutale, të hulumtuar dhe referencuar mirë. Artikulli juaj duhet të jetë i balancuar, me një këndvështrim neutral dhe në përputhje me politikat e Wikipedias. Niveli i gjuhës së shkruar duhet të jetë mjaft i lartë.
Kush mund ta prezantoj artikullin?
Përfaqësuesi i ekipit ose një person i vetëm nëse merr pjesë pa ekip.
Kush duhet të ndjek Wiki Academy?
Nëse ju pëlqen të shkruani, të hulumtoni dhe dëshironi që puna juaj të shihet në një nga dhjetë faqet më të vizituara në internet në gjithë botën, ky është rasti juaj. Individët dhe ekipet mund të marrin pjesë në Wiki Academy. Ekipe me më së paku 2 dhe më së shumti 4 anëtarë lejohet që të hyjnë në garën e Wiki Academy. Një pjesëmarrës për ekip mund të jetë nga radha e mentorëve.
Çfarë e bënë një ekip të mirë?
Një ekip mirë i harmonizuar do të kishte në vete një njeri me aftësi të forta hulumtimi dhe shkrimit, dikë që është në rrjedha me postimin e përmbajtjeve online dhe një mentor me përvojë në hartim dhe ekspertizë në fushën gjegjëse. Shembull për këtë mund të jetë ky: jeni në shkollë, në klasën e letërsisë dhe profesori juaj është një poet që tashmë ka publikuar libra. Ju, bashkë me dy ose tre shokë të klasës, vendosni të formoni një ekip që merret me kërkimin dhe prezantimin e përmbajtjeve online për poezinë në Kosovë. Përmbajtja fokusohet në atë se ku i ka rrënjët poezia, cilat janë temat që preken më shumë në literaturë, poetët më të njohur si dhe pjesë nga poezitë. Ju do t’i drejtoheni profesorit tuaj për t’ju shërbyer si mentor i ekipit dhe njëri nga ju do të regjistrojë ekipin për Wiki Academy.
A duhet të regjistrohem?
Po. Ju lutemi mbushni formularin e aplikimit online për t'u ftuar për të marrë pjesë në Akademi. Ekipi duhet të regjistrohet nga jë person i vetëm përfaqësues, por duke specifikuar edhe emrat e anëtarëve të tjerë, temën në të të cilën dëshironi të punoni dhe emrin e ekipit. Anëtarët tjerë të ekipit nuk kanë nevojë që të regjistrohen ndaras. Pjesëmarrja në Wiki Academy është falas falë partnerëve tanë mbështetës.
A mund të marr pjesë pa ekip?

Po, mund të marrësh pjesë si një individ i vetëm.

Nëse nuk keni një ekip dhe mentor në do ju ndihmojmë në këtë drejtim. Për të marrë pjesë ju duhet të dërgoni formularin e aplikacionit tek organizatorët të cilët janë përgjegjës për zgjedhjen e pjesëmarrësve.

Pse na duhen mentorët?
Të hulumtuarit dhe të shkruarit e përmbajtjeve me kualitet të lartë, objektiv dhe që i dedikohet një audience të gjerë nuk është diçka që lehtë mund të bëhet nga fillestarët. Ne jemi duke rekrutuar ekspertë të fushave të ndryshme për të mbështetur ekipet, dhe ju inkurajomë që t’u drejtoheni profesorëve dhe arsimtarëve në shkolla e universitete që të kërkoni mbështetje nga ta. Mentorët që marrin pjesë do të paguhen me një honorar të vogël për ndihmën e dhënë.
Nuk jam në Kosovë, a mund të marr pjesë?
Po. Wiki Academy është e hapur për pjesëmarrësit nga e gjithë bota të cilët mund të shkruajnë artikuj me përmbajtje për Kosovën në kategoritë e përmendura. Sidoqoftë, për tu kualifikuar për çmimet, ju ose dikush tjetër nga ekipi juaj, duhet të jeni në Kosovë. Ndoshta mund të zgjedhni dikë që mund t’ju përfaqësoj në Kosovë.
Nuk jam në Prishtinë, a mund të marr pjesë?
Ne i inkurajojmë fuqishëm ekipet jashtë Prishtinës që të marrin pjesë. Ne ofrojmë një numër të kufizuar të hollash për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe qerasë për pjesëmarrësit në Kosovë. Ju lutem specifikoni në aplikacionin tuaj nëse ju duhet mbështetje për pjesëmarrje.
A është kjo vetëm për shqiptarët në Kosovë?
Wiki Academy është e hapur për të gjithë ata që janë të interesuar për të përmirësuar përmbajtjen online për Kosovën. Secili që dëshiron t’u përmbahet standardeve të larta të prezantimit të përmbajtjes së paanshme dhe kualitative - është i mirëseardhur që të marr pjesë. Ekipet e interesuara në prezantimin e përmbajtjes në të gjitha lëmenjtë duke përfshirë edhe minoritetet etnike e fetare si dhe nga zonat jashtë qyteteve kryesore, inkurajohen fuqishëm që të marrin pjesë.
A mund të më ndihmoni me hulumtimin?
Po, edhe pse fakti që keni zgjedhur vetë temën na bënë ne që të kuptojmë se jeni një njeri që keni njohuri në atë fushë. Ne kemi një hulumtues të përkushtuar që mund të ndihmojnë në gjetjen e burimeve ose t’ju orientoj gjatë kërkimeve tuaja. Ju inkurajojmë që të filloni të shkruani artikujt tuaj në wikin tonë të dedikuar sa më parë që të jetë e mundur. Kjo do të na lejoj neve që të shohim progresin tuaj dhe të kemi mundësi që t’ju sugjerojmë në çështjet që do mund të përfshiheshin.
Kush do ta fitoj garën?
Ata artikuj dhe fotografi që përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara dhe që janë të votuara më së shumti nga anëtarët e jurisë, votë kjo e cila bazohet në kualitetin e punës.
A do të marr ndonjë ndihmë nga mentorët/ligjëruesit?
Grupet pjesëmarrëse do të udhëhiqen nga mentorët gjatë të shtunës dhe të dielës. Ju inkurajojmë që të merrni pjesë edhe gjatë mbajtjes së ligjëratave, edhe pse kjo nuk është e detyrueshme dhe ju jeni të lirë që të vazhdoni të punoni në artikullin tuaj.
A mund të më ndihmoni me editimin dhe postimin e fotografive?
Shikoni këtë udhërrëfyes në lidhje me mënyrën e editimit në Wiki. Çdo gjë e ruajtur në Wiki është një version i artikullit në kohë, kështu që asgjë nuk do të fshihet apo dëmtohet përgjithmonë dhe ju keni mundësi që në çdo kohë të riktheni versionin më të vjetër.

Ne kemi një person të përkushtuar që mund të ju ndihmojë me çështjet teknike të Wikit prandaj luteni që të na kontaktoni në wikiacademy@ipkofoundation.org për çdo ndihmë që ju nevojitet. Gjatë akademisë, ju do të merrni ndihmë më të detajuar. Ne ju inkurajojmë që të eksperimentoni por në të njëjtën kohë të fokusoheni së pari në shkrimin e përmbajtjes.

Cila është gjuha që do të flitet në Wiki Academy?
Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën angleze.
Kush janë anëtarët e jurisë?
Ekspertë të Wikipedias (të cilët do të shpallen në ndërkohë) dhe përfaqësuesit e partnerëve mbështetës.
Çfarë duhet të kem me vete?
Mund të merrni gjithçka që ju nevojitet për punë: laptop, materiale kërkimore, libra, etj. Ne do ju ofrojmë lidhje të mirë me internetin në vendngjarje dhe ushqim e pije me bollëk. Për çdo kërkesë eventuale ju lutem që të na shkruani në e-mail: wikiacademy@ipkofoundation.org

Vizitojeni shpesh këtë faqe sepse në vazhdimësi do të përfshihen pyetje të reja të cilat vijnë nga pjesëmarrësit.

Organizatorët

Partnerët

Mbështetësit

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.