Wiki Academy Kosovo 2013 

 Wiki Academy Kosovo 2013 
 22-24 February 2013, Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtines 

Article Contest Winners       Photo Contest Winners


Blogu:

Wiki Academy Kosovo

Qëllimi i Wiki Academy Kosovo është përmirësimi i cilësisë dhe sasisë së përmbajtjes online për Kosovën për të përfaqësuar Kosovën më mirë në botë.

Akademia do të sjellë së bashku qytetarë aktivë online dhe ekspertë të përmbajtjes dhe ndihmojë ata të zhvillohen në redaktorë të kualifikuar për të shkruar artikuj dhe siguruar foto me cilësi të lartë rreth Kosovës në kategori të tilla si, trashëgimia kulturore, çështjet sociale, gjeografia, institucionet, ekonomia dhe turizmi.

Gjatë Wiki Akademy Kosovo, pjesëmarrësit do të takojnë mentor të Wikipedias dhe ekspertë të hulumtumit nga jashtë dhe brenda Kosovës, të mësojnë aftësi të vlefshme të hulumtimit dhe hartimit, si dhe të takojnë të tjerët të interesuar në përmirësimin e reputacionit të Kosovës jashtë vendit.

Nxitjet

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Kjo ngjarje kombëtare ofron shpërblime për artikuj më të mirë të shkruar dhe hulumtuar si dhe fotografitë e dorëzuara. Të gjitha çmimet do të vendosen nga juria.

Për kontribuuesit e artikujve apo fotove më të mira që përmbushin kriteret profesionale dhe kualitative dhe që mbesin si pjesë integrale e Wikipedia-s do të ndahen shpërblime në shumën prej 10,000 euro.

Pjesëmarrësit të cilët regjistrohen për Wiki Academy Kosovo do të ndihmohen në punën e tyre hulumtuese dhe në formimin e ekipeve para ngjarjes.

Si të angazhoheni

Nëse keni mundësi që të ndani disa minuta nga koha juaj atëherë merrni pjese në Open House që do të mbahen në shkollën tuaj. Kontrolloni këtu për listën e datave respektive.

Nëse keni mundësi që të ndani disa orë nga koha juaj atëherë merrni pjesë në Bar Camp-in e ardhshëm. Mësoni më shumë për punën e Wiki-t dhe bëhuni pjesë e entuziazmit të të formuarit të një ekipi.

Nëse keni një mbrëmje që ta ndani nga dita juaj atëherë merrni pjesë në sesionin Working Wikily në ICK. Kontrolloni këtu për listën e datave respektive.

Nuk keni kohë fare? Atëherë na shkruani në e-mail për pyetjet që keni, shikoni ecurinë e procesit në Twitter, bashkohu në grupin e Wiki Academy Kosovo në Facebook, provoni Wiki-n testues si dhe dilni me aparatin tuaj dhe filloni të fotografoni.

Regjistrimi

Regjistrimi për Wiki Academy Kosovo është falas por i detyrueshëm. Ju lutem regjistrohuni duke përdorur formen e aplikimit.

Organizatorët

Partnerët

Mbështetësit

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.