Wiki Academy Kosovo 2013 

 Wiki Academy Kosovo 2013 
 22-24 February 2013, Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtines 

Article Contest Winners       Photo Contest Winners


Anëtarët e Jurisë

Anëtarët e Jurisë për Garën e Artikujve

Petrit Selimi

Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme

Petrit Selimi është një nga aktivistët e shoqërisë civile të Kosovës dhe ekspert i medias. Nga viti 2005-2006 Selimi ishte një ndër themeluesit e parë dhe Drejtor Ekzekutiv, për gazetën Express, e cila është gazetë e përditshme e pavarur që botohet në Prishtinë. Që nga qershori 2011 ai është një Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Mark Dickinson

Diplomat Karriere

Mark Dickinson, OBE, ka zhvilluar karrierën e tij në shërbimin diplomatik britanik. Dickinson ishte ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni në vitet 1997-2001, dhe pas një viti në Harvard, ai u emërua shef i Misionit Britanik në Prishtinë nga viti 2002 deri në vitin 2006. Ai ka qenë këshilltar i Qeverisë së Kosovës për çështje ekonomike gjatë fazës së bisedimeve të fundit për statusin. Ai tash e vazhdon karrierën e tij si kopshtar.

Katie Chan

Bashkëthemeluese e kaptinës Wikimedia Britani

Katie Chan është vullnetare e Wikimedias, aktualisht anëtare e Komitetit Këshillues për Grante i Fondacionit Wikimedia dhe Komitetit të Bursave të Wikimanias 2013. Nga 2008-2009 Katie ishte një nga themelueset dhe udhëheqëse e Wikimedias së Mbretërisë së Bashkuar, një kaptinë lokale e Wikimedias që mbulon gjithë vendin. Ajo është një edituese e Wikipedias që nga dhjetori i vitit 2004, dhe administratore e Wikipedias në gjuhën angleze.

Kushtrim Xhakli

Anëtar Bordi IPKO Foundation / Changers.com

Kushtrim Xhakli është ndërmarrës me pasion të madh rreth inovacioneve dhe tregjeve ne zhvillim, i njohur për nisjen e kompanive nga fillimi, menaxhimin dhe lansimin e teknologjive dhe sherbimeve te reja ne ambientet sfiduese. Ai eshte bashke-themelues i kompanise nga Berlini, Changers.com, qe prodhon pajisjet inovative solare qe masin sasine e konsumimit te energjise alternative. Gjithashtu partner themelues në kompaninë Fast Europe Ventures LLC dhe anetar i bordit ne IPKO Foundation.

Bernard Nikaj

Profesor i Ndërmarrësisë dhe Menaxhimi i Projekteve

Bernard Nikaj ligjëron Ndërrmarrësi dhe Menaxhim Projekti pranë Universitetit të Prishtinës, klasë në të cilat Wikipedia është pjesë e procesit mësimor. Ai gjithashtu shërben si Këshilltar Politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Në dhjetë vitet e fundit ka punuar si konsulent I pavarur i koncentruar në përdorimin e teknologjisë informative në projektet e ndryshimit organizativ dhe menaxhimit publik. Gjithashtu, ka shërbyer në Bordin Ekzekutiv te Floss Kosovo dhe ka udhëhequr Konferencën mbi Programin e Komisionit për Liri Softuerike. Ai ka diplomuar për Ekonomi, Menaxhim dhe Sisteme të Informacionit në Universitetin e Prishtinës (BA) dhe London School of Economics (M.Sc.) dhe është duke punuar drejt Ph.D. në Shkollën e Qeverisjes të Mastrihtit.

Maike Verhagen

Ligjëruese në AUK

Maike Verhagen është ligjëruese në AUK dhe ka Master në Edukim të të Rriturve dhe Shkencat Sociale. Me origjinë është nga Belgjika dhe ka punuar në fushën e Edukimit dhe Zhvillimit në Zambi, Bolivi e vende të tjera. Në Kosovë, përvoja e saj përfshin trajnim dhe ndërtim të kapaciteteve me aktivistë e shërbyes civil të OJQ-ve, punë me çështjet e të rinjve dhe reformat në arsimin e lartë, krijimin e Qendrave për Zhvillim të Karrierës dhe programeve të praktikës për studentë, si dhe mësimdhënie në Udhëheqësi, Mendim Kritik dhe Kreativ, dhe Teknikat e Hulumtimit në AUK.

Gent Lepaja

Zyrtar programi pranë Ambasadës Norvegjeze

Speaker

Gent Lepaja është zyrtar programi pranë Ambasadës Norvegjeze. Prej vitit 2005 deri në vitin 2011, ai ka punuar si Menaxher i Teknologjisë së Informimit dhe Edukimit në Express, gazetë ditore e pavarur në Prishtinë. Është arsimuar për Teknologji të Informimit dhe Edukimit, që e bënë atë të jetë shumë aktiv në këtë fushë.

Anëtarët e Jurisë për Garën e Fotografive

Daniel Cosentino

Profesor në AUK

Daniel Cosentino është një artist/edukator i lindur në Loncoln Park, New Jersey në vitin 1974. Ai aktualisht është mësimdhënës dhe udhëheqës i Departamentit të programeve multimediale dhe komunikimit vizuel në Universitetin Amerikan në Kosovë, pjesë e programeve globale të Rochester Institute of Technology. Cosentino mbanë titullin Baçelor i Arteve në Filozofi nga Universiteti Rutgers dhe gjithashtu është Master i Arteve të Bukura në fotografi/imazheri nga RIT. Cosentino fillimisht ka punuar me teknologjitë e Wikit në RIT si asistent i mësimdhënies në lëndën “Retorika e politikës elektorale amerikane”, bashkë me Dr. Amit Ray në vitin 2007. Së fundmi puna e tij me studentët në AUK me bashkëpunëtorin Dr. Michael Waschak është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Grantin e Rektorit për Dituri dhe Inovacion” për adaptimin e planprogramit duke përdorur teknologjinë Wiki për t’i lidhur kampuset globale nëpërmjet përmbajtjes së politikave ambientaliste dhe komunikimit vizuel dhe multimedial.

Daniel Mietchen

Wikimedian në Rezidencë për Shkencë të Hapur

Daniel Mietchen është Wikimedian në rezidencë për shkencë të hapurOpen Knowledge Foundation në Gjermani. I trajnuar në biofizikëUniversitetin e Humboldit në Berlin, ai ka bërë doktoratë në fizikëUniversitetin Saarland, i përqëndruar në aplikacionet e fotografimit me rezonancë magnetike të sistemeve të ulëta biologjike me mungesë të ujit të lëngshëm. Më saktësisht, hulumtimi i tij shkon nga fosilet dhe zhvillimi embrionik te rezistenca ndaj të ftohtit, perceptimi në muzikë, morfometria e trurit dhe të mësuarit vokal. Kjo përfshin bashkëpunimin ndërdiciplinar ndërmjet hulumtuesve nga e gjithë bota, që ndezi interesimin fillestar në atë që tash është fokusi i tij - integrimi punëve hulumtuese me World Wide Web, posaçërisht nëpërmjet mënyrave bashkëpunuese siç është wiki.

Shkumbin Brestovci

FLOSS Kosova/Rrota

Shkumbin Brestovci është bashkëthemelues i Rrota Creative Studio, bashkëthemelues i FLOSSK (Free / Libre Open Source Software Kosova), një përkrahës i pasionuar Kulturës së Lirë dhe kontribues modest në Wikipedia. Shkumbini është po ashtu menaxher i KosovoGuide, një portal i licencuar në Creative Commons që promovon atraksionet e veçanta turistike të Kosovës.

Jetmir Idrizi

Fotograf

Jetmir Idrizi është fotograf i pavarur nga Kosova. Puna e tij fokusohet në çështjet sociale, deri në vitin 2012 e botuar rregullisht në gazetën ditore kosovare Express. Që nga viti 2006 puna e tij është botuar në gazeta, revista, agjenci dhe organizata të shumta ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj. Puna e tij ka qenë pjesë e shumë ekspozitave kolektive në Kosovë, Austri, Gjermani, Hungari, Etiopi dhe Angola. Në vitin 2012 ai ishte fitues i çmimit të fotografisë më prestigjioz në Kosovë, "Gjon Mili".

Nita Qena

Fotografe

Ka studiuar Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës. Prej vitit 2003 ka punuar për Këshillin Britanik në disa departamente duke kompletuar shumë projekte lokale dhe regjionale në Edukim e Kulturë, dhe duke krijuar mundësi shkëmbimi mes skenës kulturore të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Visar Kryeziu

Fotograf

Visari u diplomua nga Akademia e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001. Në vitin 1997 ai filloi punën për gazetën Koha Ditore ndërsa gjatë viteve 2004-2010 punoi si redaktor i fotografisë për të përditshmen Gazeta Express. Që nga qershori 1998 ai punon si fotograf për Associated Press. Punua e tij është shfaqur në ekspozita në Kosovë, Spanjë dhe Serbis dhe në gazetat dhe revistat më të njohura në botë.

Kiril Simeonovski

Bashkëthemelues i kaptinës Wikimedia Maqedoni

Kiril është një nga themeluesit e Wikimedias maqedonase, një aktivist për softuer të lirë, hulumtues ekonomik dhe kontribues në projektet e Wikimedias për një kohë të gjatë. Përvoja e tij në të kaluarën përfshinë pjesëmarrjen në iniciativa dhe projekte të ndryshme të koncentruara më së shumti në përdorimin e softuerit Wiki në edukim, e gjithashtu pjesëmarrjen në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Ai ka Baçelor në Ekonomi dhe ka punuar si asistent-profesor i matematikës dhe kontabilitetit në Fakultetin Ekonomik në Shkup.

Organizatorët

Partnerët

Mbështetësit

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.