Wiki Academy Kosovo 2013 

 Wiki Academy Kosovo 2013 
 22-24 February 2013, Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtines 

Article Contest Winners       Photo Contest Winners


Ligjëruesit/Mentorët

Petrit Selimi

Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme

Ligjërues

Petrit Selimi është një nga aktivistët e shoqërisë civile të Kosovës dhe ekspert i medias. Nga viti 2005-2006 Selimi ishte një ndër themeluesit e parë dhe Drejtor Ekzekutiv, për gazetën Express, e cila është gazetë e përditshme e pavarur që botohet në Prishtinë. Që nga qershori 2011 ai është një Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

SH.T. Z. Jan Braathu

Ambasador norvegjez në Kosovë

Ligjërues

Jan Brahu është ambasadori i Norvegjisë për Republikën e Kosovës. Ai ka qenë duke punuar në Ballkanin Perëndimor që nga viti 1996 dhe me këtë ai ia ka arritur që të njohë mirë regjionin. Kontributet e tij kryesore janë forcimi i shoqërisë informative dhe të inovacionit në Kosovë. Gjithashtu Jan Brahu merrë pjesë vazhdimisht në ngjarjet TIK që mbahen në Kosovë.


Arnau Duran

Wikipedian katalonas

Ligjërues/Mentor

Pothuajse 22 vjeç dhe me shpresë për të qenë një inxhinier ndërtimtarie në të ardhmen, Arnau është një Wikipedian i ri që ka kontribuar në Wikipedian katalonase dhe ka qenë aktivist për lëvizjen për të dhëna / dije të hapur që nga viti 2006. Bashkë me editimin, ai ka dhënë kontributin e tij në projekte të ndryshme që kanë përfshirë institucione të tilla si universitetet, muzetë, bibliotekat dhe shkollat në të gjithë Kataloninë.


Arild Vågen

Wikimedia Suedi

Ligjërues/Mentor

Arild Vågen është Wikipediani i parë në akademi në Universitetin suedez të Shkencave Bujqësore. Arild ka qenë kontribues i Wikipedias për më shumë se katër vjet dhe anëtar i bordit të kaptinës së Wikimedias suedeze (Wikimedia Sweden) që nga viti 2012. Ai është përfshirë në disa nga bashkëpunimet GLAM të Wikimedias. Arild ka një të kaluar akademike në shkencat politike, studimet për paqe dhe konflikt, dhe është i specializuar në të drejtat e njeriut.

Sanja Pavloviç

Wikimedian nga Serbia

Mentore

Sanja Pavloviç është studente e vitit të tretë në Universitetin e Beogradit, në Fakultetin e Shkencave Politike, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Përfshirja e saj me Wikipedia është e fokusuar në Wikinews, por edhe Wikipedia. Në gjashtë muajt e fundit ajo ka shërbyer si kryetare e bordit të medias të Wikimedian nga Serbia. Ajo ka përvojë me edukimin mes të barabartëve (peer education).

Kushtrim Xhakli

Anëtar Bordi IPKO Foundation / Changers.com

Mentor

Kushtrim Xhakli është ndërmarrës me pasion të madh rreth inovacioneve dhe tregjeve ne zhvillim, i njohur për nisjen e kompanive nga fillimi, menaxhimin dhe lansimin e teknologjive dhe sherbimeve te reja ne ambientet sfiduese. Ai eshte bashke-themelues i kompanise nga Berlini, Changers.com, qe prodhon pajisjet inovative solare qe masin sasine e konsumimit te energjise alternative. Gjithashtu partner themelues në kompaninë Fast Europe Ventures LLC dhe anetar i bordit ne IPKO Foundation.

Besa Shahini

Analiste

Ligjëruese/Mentore

Besa Shahini është analiste në Inciativën Europiane për Stabilitet (ESI), me bazë në Prishtinë. Para se t’i bashkëngjitej ESI-t, ajo ka qenë bashkë-themeluese dhe drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS). Krahas angazhimit të saj në ESI, Besa ligjëron herë pas here në universitete të ndryshme dhe shkruan kolumnën e rregullt për gazetën elektronike gazetajnk.com. Besa ka studiuar Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Universitetin York të Torontos, dhe ka magjistruar në Shkollën e Qeverisjes Hertie në Berlin.


Mark Dickinson

Diplomat Karriere

Ligjërues/Mentor

Mark Dickinson, OBE, ka zhvilluar karrierën e tij në shërbimin diplomatik britanik. Dickinson ishte ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni në vitet 1997-2001, dhe pas një viti në Harvard, ai u emërua shef i Misionit Britanik në Prishtinë nga viti 2002 deri në vitin 2006. Ai ka qenë këshilltar i Qeverisë së Kosovës për çështje ekonomike gjatë fazës së bisedimeve të fundit për statusin. Ai tash e vazhdon karrierën e tij si kopshtar.


Katie Chan

Bashkëthemeluese e kaptinës Wikimedia Britani

Ligjëruese/Mentore

Katie Chan është vullnetare e Wikimedias, aktualisht anëtare e Komitetit Këshillues për Grante i Fondacionit Wikimedia dhe Komitetit të Bursave të Wikimanias 2013. Nga 2008-2009 Katie ishte një nga themelueset dhe udhëheqëse e Wikimedias së Mbretërisë së Bashkuar, një kaptinë lokale e Wikimedias që mbulon gjithë vendin. Ajo është një edituese e Wikipedias që nga dhjetori i vitit 2004, dhe administratore e Wikipedias në gjuhën angleze.


Daniel Cosentino

Profesor në AUK

Ligjërues/Mentor

Daniel Cosentino është një artist/edukator i lindur në Loncoln Park, New Jersey në vitin 1974. Ai aktualisht është mësimdhënës dhe udhëheqës i Departamentit të programeve multimediale dhe komunikimit vizuel në Universitetin Amerikan në Kosovë, pjesë e programeve globale të Rochester Institute of Technology. Cosentino mbanë titullin Baçelor i Arteve në Filozofi nga Universiteti Rutgers dhe gjithashtu është Master i Arteve të Bukura në fotografi/imazheri nga RIT. Cosentino fillimisht ka punuar me teknologjitë e Wikit në RIT si asistent i mësimdhënies në lëndën “Retorika e politikës elektorale amerikane”, bashkë me Dr. Amit Ray në vitin 2007. Së fundmi puna e tij me studentët në AUK me bashkëpunëtorin Dr. Michael Waschak është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Grantin e Rektorit për Dituri dhe Inovacion” për adaptimin e planprogramit duke përdorur teknologjinë Wiki për t’i lidhur kampuset globale nëpërmjet përmbajtjes së politikave ambientaliste dhe komunikimit vizuel dhe multimedial.

Kiril Simeonovski

Bashkëthemelues i kaptinës Wikimedia Maqedoni

Ligjërues/Mentor

Kiril është një nga themeluesit e Wikimedias maqedonase, një aktivist për softuer të lirë, hulumtues ekonomik dhe kontribues në projektet e Wikimedias për një kohë të gjatë. Përvoja e tij në të kaluarën përfshinë pjesëmarrjen në iniciativa dhe projekte të ndryshme të koncentruara më së shumti në përdorimin e softuerit Wiki në edukim, e gjithashtu pjesëmarrjen në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Ai ka Baçelor në Ekonomi dhe ka punuar si asistent-profesor i matematikës dhe kontabilitetit në Fakultetin Ekonomik në Shkup.

Milos Rancic

Wikimedian nga Serbia

Ligjërues/Mentor

Milos Rancic (1973) është Wikimedian serb nga Beogradi. Ai ka shërbyer si president themelues i Wikimedian nga Serbia. Ai është gjithashtu një administrator i sistemeve kompjuterike Unix dhe gjuhëtar i shkolluar.

Myrna Macgregor

Diplomat

Ligjërues

Myrna Macgregor ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik britanik që nga viti 2008. Ajo ka punuar në reformën ekonomike të UE-së, në Protokollin e Shtetit dhe ishte e deleguar në ekipin e komunikimeve/shkrimeve të fjalimeve të Drejtorisë së Përgjithshme për Konkurrencën në Komisionin Evropian. Ajo ka qenë udhëheqëse e ekipit të politikave dhe projekteve në ambasadën britanike në Kosovë që nga vjeshta e vitit 2011.


Daniel Mietchen

Wikimedian në Rezidencë për Shkencë të Hapur

Ligjërues/Mentor

Daniel Mietchen është Wikimedian në rezidencë për shkencë të hapurOpen Knowledge Foundation në Gjermani. I trajnuar në biofizikëUniversitetin e Humboldit në Berlin, ai ka bërë doktoratë në fizikëUniversitetin Saarland, i përqëndruar në aplikacionet e fotografimit me rezonancë magnetike të sistemeve të ulëta biologjike me mungesë të ujit të lëngshëm. Më saktësisht, hulumtimi i tij shkon nga fosilet dhe zhvillimi embrionik te rezistenca ndaj të ftohtit, perceptimi në muzikë, morfometria e trurit dhe të mësuarit vokal. Kjo përfshin bashkëpunimin ndërdiciplinar ndërmjet hulumtuesve nga e gjithë bota, që ndezi interesimin fillestar në atë që tash është fokusi i tij - integrimi punëve hulumtuese me World Wide Web, posaçërisht nëpërmjet mënyrave bashkëpunuese siç është wiki.


Andy Mabbett

Wikipedian nga Britania e Madhe për më shumë se 10 vjet

Ligjërues/Mentor

Dikur menaxher themelues i uebsajtit të Këshillit të qytetit të Birmingham-it, uebfaqja e parë e një qeverie komunale në botë, Andy Mabbett tani është konsulent i pavarur për çështje digjitale dhe Wikipedian në Rezidencë në Shërbimet për Trashëgimi dhe Arkiva të Staffordshire-it. Andy ka kontribuar në Wikipedia për më shumë se dhjetë vjet dhe ka zhvilluar dhe ligjëruar për projektet bashkëpunuese të Wikipedias GLAM në gjithë Britaninë e Madhe, pastaj Amsterdam, Beograd, Hamburg dhe Washington DC. Ai gjithashtu ka prezantuar për të njëjtën çështje edhe në Radio BBC. Në janar është përzgjedhur Anëtar i Shoqërisë Mbretërore të Artit për punën e tij në të dhënat e hapura, Wikipedia dhe në mediat sociale. Në Wikipedia ai është përdoruesi User:Pigsonthewing, @pigsonthewing në Twitter, e gjithashtu edhe blogues në pigsonthewing.org.uk

Shkumbin Brestovci

FLOSS Kosova/Rrota

Ligjërues/Mentor

Shkumbin Brestovci është bashkëthemelues i Rrota Creative Studio, bashkëthemelues i FLOSSK (Free / Libre Open Source Software Kosova), një përkrahës i pasionuar Kulturës së Lirë dhe kontribues modest në Wikipedia. Shkumbini është po ashtu menaxher i KosovoGuide, një portal i licencuar në Creative Commons që promovon atraksionet e veçanta turistike të Kosovës.

Elvana Zaimi

Redaktore gjuhësore

Mentore

Elvana Zaimi është autore e disa librave, redaktuese profesionale dhe ligjëruese në universitet. Elvana po merrë pjesë virtualisht në Wiki Academy Kosovo duke i ndihmuar pjesëmarrësit me korixhimin e artikujve nga pikëpamja redaktoriale dhe gjuhësore. Për më shumë. http://www.linkedin.com/pub/elvana-zaimi-tufa/30/940/88b

Bernard Nikaj

Profesor i Ndërmarrësisë dhe Menaxhimi i Projekteve

Ligjërues

Bernard Nikaj ligjëron Ndërrmarrësi dhe Menaxhim Projekti pranë Universitetit të Prishtinës, klasë në të cilat Wikipedia është pjesë e procesit mësimor. Ai gjithashtu shërben si Këshilltar Politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Në dhjetë vitet e fundit ka punuar si konsulent I pavarur i koncentruar në përdorimin e teknologjisë informative në projektet e ndryshimit organizativ dhe menaxhimit publik. Gjithashtu, ka shërbyer në Bordin Ekzekutiv te Floss Kosovo dhe ka udhëhequr Konferencën mbi Programin e Komisionit për Liri Softuerike. Ai ka diplomuar për Ekonomi, Menaxhim dhe Sisteme të Informacionit në Universitetin e Prishtinës (BA) dhe London School of Economics (M.Sc.) dhe është duke punuar drejt Ph.D. në Shkollën e Qeverisjes të Mastrihtit.

Organizatorët

Partnerët

Mbështetësit

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.